Ish-trajneri i Manchester United, Solskjaer është rikthyer mbrapa në kohë, teksa ka folur për transferimin e Ronaldos për herë të dytë në “Old Trafford”. Tekniku norvegjez shprehet se “Djajtë e kuq” u detyruan të merrnin këtë vendim, pasi nuk donin që CR7 të firmoste për Manchester Cityn.
“Cristiano Ronaldo është njëri prej lojtarëve më të mirë të botës në 15 vitet e fundit. Ai kishte një histori të madhe me klubin dhe në momentin që do të largohej nga Juventusi kishte kontaktuar me Sitin. Ata ishin shumë pranë firmës dhe ne nuk donim që ai të shkonte të luante për Sitin pasi do të shënonte shumë gola. Kështu vendosa që ta kontaktoja nëpërmjet telefonit dhe të bisedoja.
Arrita që ta bindja pasi ai zgjodhi që të rikthehet tek United. Por duke vepruar kështu besoj se humba grupin pasi dinamikat në dhomat e zhveshjes ndryshuan dhe unë pas pak javësh u shkarkova”, tha ai.
(J.S/BalkanWeb)