Zhurmë e madhe është krijuar pas publikimit të lajmit se Holanda po e konsideronte realisht mundësinë e rikthimit të vizave për shqiptarët.

Këtë konstatim ato e bazonin mbi një raport konfidencial të Policisë dhe Prokurorisë holandeze, ndërsa sot mundësinë e kthimit të vizave për shqiptarët e ka konfirmaur edhe qeveria holandeze.

Stef+Blok+liggend

mafia-shqiptare-roterdam_1507032697-9461048
Sipas ministrit holandez për Siguri dhe Drejtësi, Stef Blok ka një kerkesë nga Prokuroria dhe Policia holandeze, por vendimi pritet të merret në fund të këtij viti nga qeveria.

Gazetari Vincent Triest, që citon ministrin Stef Blok, thotë se referuar dokumentit, “në vitin 2016 janë arrestuar 700 shqiptarë në Holandë, krahasuar me 330 në 2015”.
[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2017/10/5390d1d314d4d4a756c688034820cd6f3c72171f-1.pdf”]
Në dokumentin e botuar, minsitri holandez konfirmon që incidentet me shqiptarët nuk janë të larta në numër në shifra absolute, por që shtetasit shqiptarë janë përgjegjës për një përqindje të lartë të krimeve të rënda në Holandë.

Po ashtu, sipas përgjigjeve të ministrit, ekziston dhe një problematikë me shqiptarët që tentojnë të kalojnë ilegalisht nga Holanda në Angli. Megjithatë ministri shton se rikthimi i vizave me këtë shtet mbetet një opsion, vendimi për të cilën i takon qeverisë, ndërsa ministria ka mbledhur të gjitha të dhënat.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb