Neymar nuk luan prej muajsh për shkak dëmtimi. Në llogarinë e tij në Instagram, sulmuesi brazilian publikoi një mesazh që jep shpresë për një rikthim në fushë.
“Një vit nga lëndimi më i rëndë që kam pasur. Është shenja e një luftëtari që nuk heq dorë kurrë nga ajo që dëshiron”- shkruan ai. Neymar ka një kontratë me Al Hilal, të vlefshme deri në qershor të vitit 2025.
(J.S/BalkanWeb)