Lionel Messi u rikthye në fushë pas disa javësh mungese për shkak dëmtimi, teksa menjëherë dha efektin e tij. Yli argjentinas realizoi dopietë dhe dhuroi një asist, në ndeshjen e Inter Miamit në kampionat.

E vërteta është se jam pak i lodhur. Në fund të fundit, edhe nxehtësia dhe lagështia e Majamit nuk ndihmojnë shumë. Doja shumë të kthehesha, kam qenë jashtë fushës për një kohë të gjatë.

Së fundmi kam filluar stërvitjen me grupin, jam ndjerë mirë dhe për këtë kemi vendosur që të luaj që në fillim. Jam shumë i lumtur që u riktheva në fushë.

Ne kemi një synim dhe jemi realistë. E vërteta është se gjatë vitit kemi pasur shumë fat të keq për sa i përket dëmtimeve, nuk kemi qenë asnjëherë në fuqinë e plotë por grupi gjithmonë ka ecur përpara.

Sot jemi të parët me një diferencë të madhe me vendin e dytë dhe shpresoj se mund të përfundojmë në vendin e parë, do të ishte e merituar”, tha Messi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb