Barcelona zyrtarizoi sot afrimin e portierit polak, Wojciech Szczesny, si zëvendësues i Ter Stegen. “Gardiani” Szczezny, në një intervistë të dhënë, tregoi arsyen se përse u rikthye në futbollin e luajtur.
“Robert Lewandowski ishte themelor. Ai ishte personi i parë që mendoi për mua dhe më thirri për të më pyetur për mundësinë e kthimit në lojë. Fillimisht nuk e dija nëse isha gati për sfida të reja profesionale, por fola me familjen dhe miqtë e mi dhe të gjithë më thanë se do të ishte marrëzi të mos e pranoja këtë mundësi. Barça është një institucion i madh dhe për mua kjo është diçka shumë e rëndësishme. Kjo është arsyeja pse vendosa ta zgjas edhe pak karrierën time” – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)