Zlatan Ibrahimoviç pak kohë më parë lëshoi një deklaratë që nënkuptonte se mund të rikthehej në kombëtaren e Suedisë për të luajtur në Botërorin rus.

“Askush nuk ma mbyll derën për Kupën e Botës, por dua të jem realist dhe i ndershëm me veten. Së pari duhet të luajë rregullisht dhe të mendoj nëse jam sërish ai që isha.”

Mbi këtë temë ka folur së fundmi trajneri i Suedisë, në konferencën ku shpalli lojtarët e grumbulluar për sfidat miqësore të marsit. Anderson u shpreh se çdo lojtar duhet ta informojë nëse dëshiron të kthehet.

“Nëse lojtarët ndryshojnë mendjet e tyre, ata do të më lejojnë ta di këtë, atëherë do të kemi një diskutim. Është kënaqësi që të gjithë duan të luajnë në kombëtare, por kjo nuk e ndryshon mendimin tim. Unë e respektoj vendimin e tij, çështja është e mbyllur për mua.”

Anderson nuk zgjodhi t’i jepte një përgjigje pyetjes se çfarë do të bënte ai nëse Ibra do të vendos të rikthehet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb