TIRANE

Në përgjigje të interesit të gazetarëve Presidenti Ilir Meta tha se jo pa qëllim vendi është lënë pa gjykatë kushtetuese sot.

“Dua t’i siguroj të gjithë se do të veprojë drejtësia shqiptare e ndërkombëtare ndaj rilindësve lokalë e ndërkombëtarë që ka lënë vendin pa gjykatë kushtetuese. Nuk jemi rastësisht pa Gjykatë Kushtetuese dhe fajin nuk e ka reforma, Jo. Reforma e votuar me 140 vota në Kuvendin e Shqipërisë në mesnatën e 22 korrikut nuk e linte Shqipërinë pa gjykatë.Pa gjykatë kushtetuese e la ‘Rama-forma’

Dhe është Ramaforma ajo shkatërroi KED-në në 2017 dhe KED në 2018 dhe përpiqet me gjithë format për të kapur këtë institucion. Të jeni të sigurt se edhe drejtësia shqiptare edhe drejtësia ndërkombëtare  do të veprojë një ditë për të gjithë ata që janë përfshirë në këtë krim që është simbol i kapjes së shtetit. Prishja e Teatrit është një krim kushtetues, përpjekje për të instaluar me dhunë “Rule of oligarchs”. Nuk ka forcë në Botë që më ndalon mua për të vënë para drejtësisë rilindasit që kanë goditur reformën për ti dhënë drejtësinë oligarkëve.” vijoi Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb