Sot janë zhvilluar ndeshjet e 1/16 së Kupës së Kosovës në futboll. Befasinë më e madhe vjen nga skuadra e Ligës së Parë, Rilindja 1974 që e ka eliminuar skuadrën fituese të kurorës së dyfishtë, Ballkanin, pas penalltive.

Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyll 1:1, derisa në penallti fitores iu gëzua Rilindja 1974. Në ndeshjet e tjera të këtij rrethi u regjistruan rezultate kryesisht të pritura.

Rezultatet përfundimtare:

Rahoveci – Drita 0-3

Dukagjini – Dardania 6-2

Vjosa – Drenica 0-5

Vushtrria – KEK-u 1-0

Flamutari – Llapi 0-5

Ferizaj – Ramiz Sadiku 4-0

Mitrovica – Vëllaznimi 3-4

Gjilani – Liria 4-1

Top Football – Prishtina 1-5

Rilindja 1974 – Ballkani 1-1 pas penalltive 10:9

Besa Peja – Prishtina e Re 1-2

Istogu – Feronikeli 74 1-2

Trepça’89 – Suhareka 1-1 pas vazhdime 1-3

Fushë Kosova – Malisheva 0-5

2 Korriku – Dinamo 1-1 pas penalltive 0-3

Kika – Trepça 2-6

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb