Sot në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” po diskutohet për opozitën e vendit, për rolin që ka ajo dhe për faktin se çfarë aksionesh do të ndjekë në vazhdim.

Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare Erl Murati deklaroi se beson se kriza në vendin tonë nuk lidhet vetëm me reformën zgjedhore, ku e ka vënë theksion opozita, por kjo krizë është shumë e thellë.

Ndërsa, analisti Agron Gjekmarkaj tha se Rilindja sot ngjan me një kufomë politike në dyert e Bundestagut, pasi nuk ka plotësuar kushtet që kishte vendosur Gjermania, ndër të tjera edhe për shit-blerjen e votave. Për Gjekmarkajn, opozita ka meritën se arritur të bëjë me dije krizën e Shqipërisë në kancelaritë europiane.

Erl Murati: Besoj se kriza politike këtu është shumë dimensionale. Kriza politike nuk është vetëm te reforma zgjedhore. Unë besoj se Basha ka ulur tonet, sepse ata ndoshta kanë kuptuar se zërat e fuqishëm nuk janë aq efektive. Po ashtu, edhe ndërkombëatrët kanë thënë mesazhet e veta e Basha ka reflektuar dy herë.

Agron Gjekmarkaj: Unë besoj se opozita do që t’ju japë besim njerëzve. Edi Rama duhet të kishte rënë, por nuk ra sepse e mbajtën ndërkombëtarët. Opozita mendoj se ka evidentuar krizën, ka reaguar përmes protestave. Opozita ia doli që ta bëjë me dije këtë krizë në arenën ndërkombëtare. Nëntë kushtet e opozitës e kanë shndërruar Rilindjen në kufomë politike në portën e Brandenburgut. Mendoj se opozita do të dominojë lajmet, me strategjitë e saj.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb