ROSKOVEC- Përmes një njoftimi, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njofton se ka nisur punën për prishjen  e ndërtimeve në Roskovec në kuadër të projektit ‘Rilindja Urbane’.

Sipas IKMT janë për t’u prishur 32 objekte të madhësive të ndryshme dhe operacioni do zgjasë disa ditë.

“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një operacion në Roskovec në mbështetje të bashkisë së këtij qyteti, në kuadër të projektit “Rilindja urbane”.

Në planin e IKMT janë për t’u prishur 32 objekte të madhësive të ndryshme, një dhe dy katëshe me funksione të ndryshme.

Operacioni parashikohet të zgjasë disa ditë, ndërkohë që deri tani nuk është shënuar asnjë incident”- thuhet në njoftimin e IKMTI.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb