Ministria e Financave nuk do të tërhiqet nga ligji i miratuar në fund të vitit 2018-ë për të ulur rimbursimin e tatimit mbi vlerën e shtuar për fermerët nga 20 në 6%. Por drejtori i politikave fiskale në ministrinë e financave Niko Lera thotë se po shihen mundësitë për subvencionim të fermerëve që prodhojnë dhe shesin me faturë produktin.

“Skema nuk ka arsye të ndryshojë por ne po shohim se cfarë politikash subvencionuese do të dizenjojmë në lidhje me fermerin dhe blegtorin me atë që prodhon qumësht dhe e shet qumështin me faturë. Sqaroj se grumbulluesit apo përpunuesit nuk janë pjesë e ndryshimeve në koston e tyre apo në cmimet e shitjes sepse tvsh është shtesë mbi cmimin e shitjes nuk është pjesë e kostos. Pra dje ata i jepnin 20% fermerit dhe kreditonin 20% sot i japin 6% dhe do kreditojnë 6%.Kosto me të cilën blen mallin jashtë tvsh nuk ndryshon.” shprehet Lera.

Lera sqaron përmes skemave të reja të kompesimit do të synohet që paratë të shkojnë direct tek fermeri për të stimuluar rritjen e prodhimit dhe shitjen e tij.

“Dua të them që nëse buxheti i shtetiti do të financojë fermerin ne të garantohemi që lekët shkojnë tek fermeri dhe ka skema të tjera që mund të zbatohen.P.SH një ndër to do të jetë cdo fermerë për sasinë e qumshtit që shet të subvencionohet përkundrejt faturave direkt nga strukturat e ministrisë së bujqësisë dhe në këtë mënyrë ne kompensojmë kostot që mund të jenë rritur si rezultat i kësaj skeme.Pra jemi në këtë process në mënyrë që ndryshimet ligjore jo vetëm të jenë neutral në veprimtarinë e fermerit por ato të stimulojnë rritjen e prodhimit dhe shitjen e tij.”- thekson Lera.

Në shenjë proteste ndaj uljes së kompensimit të tatimit mbi vlerën e shtuar në sektorin e bujqësisë, fermerë e blegtorë nga Berati, Lushnja, Fieri, derdhën qumësht dhe hodhën perime në rrethrrotullimin e Savrës. Ata refuzuan që të shesin më lirë prodhimet e tyre, pasi kjo do të bëjë që të dalin me humbje. Gjithashtu agropërpunuesit për 2 ditë ndërprenë grumbulimin e qumshtit duke krijuar mangësi në treg me produkte të freskëta bulmeti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb