TIRANE- Prokuroria e Kurbinit, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimit Tatimor kanë zbuluar një skemë mashtruese rimbursimi me TVSH, e cila i ka shkaktuar shtetit një dëm ekonomik rreth 3 milionë euro. Në vijim të hetimeve, Prokuroria ka kërkuar nga gjykata vendosjen e masës së sigurisë “arrest me burg” për 6 persona, nga të cilët 4 janë administrator kompanish private që merren me grumbullin dhe përpunimin e skrapit, si edhe dy ish-inspektorë të Tatimeve, Kurbin.

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”, të cilat janë ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit, për shtetasit:

1.Mark Dedaj, administrator i shoqërisë “Kurbini” shpk

2.Dalip Kadriu, administrator i shoqërisë  “Kavaja CO” sh.p.k.

3.Xhelil Toshi, administrator  i shoqërisë « Erad & XhT” sh.p.k.

  1. Ramazan Balliu, administrator i shoqërisë “R & B 2011”.

Këta shtetas akuzohen për kryerjen e veprave penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Falsifikimi i vulave, i stampave, ose i formulare”, ‘’Mashtrimit’’ dhe “Pastrimi i produkteve te veprës penale”.

Gjithashtu është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” për shtetasit:

David Noka, Inspektor pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Lezhë

Agron Gjokaj, Inspektor pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Lezhë

Këta persona akuzohen për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

HETIMET

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, më datë 11.02.2013, ka filluar procedimin penal me Nr. 44, në ngarkim të personave nen hetim Mark Dedaj, Xhelil Toshi, Dalip Kadriu dhe Ramzan Balliu, të dyshuar për veprat penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Falsifikimi i vulave, i stampave, ose i formulare”, ‘’Mashtrimit’’ dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, te parashikuara respektivisht nga nenet  181, 190/2, 143/2 dhe 287/ç e 25 te K.Penal.

Rrethanat e çështjes:

Me date 23.07.2012, Drejtoria e Hetimit Tatimor ne Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ka filluar hetimin administrativ ne ngarkim te subjektit “Kurbini” sh.p.k me NIPT 27924314 A, krijuar me date 04.02.1993, me administrator shtetasin Mark Dedaj, me objekt veprimtarie: “Tregtim me shumice dhe pakice, import-eksport, agjenci udhëtarësh brenda dhe jashtë vendit” me qendër në Laҫ. Hetimi ka filluar mbi bazën e kontrollit tatimor të ushtruar nga organet tatimore, sipas të cilave shtetasi Mark Dedaj, ka kryer veprime të dyshimta financiare me qëllim fshehjen e të ardhurave si subjekt tatimpagues, duke kryer transaksione me shuma mbi 3 milionë lekë jashtë limiteve ligjore dhe jo nëpërmjet sistemit bankar, duke shmangur identifikimin e furnitorëve e për rrjedhojë edhe detyrimet tatimore të këtyre të fundit.

Nga studimi i të dhënave të dokumentuara nga policia gjyqësore, rezulton se ka mospërputhje midis aktivitetit të deklaruar të shoqërisë, nga ana e administratorit të saj dhe të atij të ushtruar në fakt, prej vitit 2007 deri më 30.04.2012.

Shoqëria Kurbini shpk, me administrator të vetëm, personin nën hetim Mark Dedaj, e ka ushtruar aktivitetin e saj në rrethin e Kurbinit, me aktivitet kryesor transport udhëtarësh. Krahas këtij aktiviteti, shoqëria Kurbin Shpk, ka deklaruar se është marrë edhe me aktivitetin shitje-blerje të mallit skrap në sasira të mëdha.

Gjate hetimit ka rezultuar se ky aktivitet nuk është kryer realisht për vitin 2011, por janë hartuar vetëm dokumente fiktive, si mandate të thjeshta blerje, fatura tatimore shitje me TVSH.

Nisur nga këqyrjet e vendeve të ushtrimit të aktivitetit, vendeve të deklaruara për grumbullimin e skrapit, deklarimet e shtetasve, si dhe deklarimet në sistemin informatik të tatimeve, rezulton se subjekti Kurbini Shpk  u ka shitur me fatura fiktive sasira të madhe skrapi shoqërisë Kavaja CO, me administrator personin nën hetim Dalip Kadriu,  shoqërisë ERAD & XHT shpk me administrator shtetasin Xelil Toshi, dhe shoqërisë R&B 2011 shpk, me administrator shtetasin Ramazan Balliu, të cilat janë krijuar nga shtetasi Dalip Kadriu, duke përdorur persona me gjendje të rëndë ekonomike, persona të panjohur në shoqëri, apo persona që nuk kanë fare dijeni për legjislacionin tatimor dhe pasojat që sjellin këto krijime NIPT-esh, të cilëve kundrejt pagesave shumë të vogla me dokumentacionin personal të tyre si pasaportë apo kartë identiteti, kanë bërë regjistrimet e subjekteve në QKR dhe për rrjedhojë edhe në Tatime dhe më pas kanë tërhequr blloqet me faturat e TVSH-se në Drejtoritë Rajonale të Tatimeve.

Këto subjekte blerëse dhe shitëse fiktive kanë lëshuar fatura tatimore shitje për një subjekt të nivelit të parë, që është pika më e madhe e grumbullimit të skrapit (hekurit të dalë jashtë përdorimit).

Gjate periudhës së 9 mujorit të parë të vitit 2011, rezulton se shoqëria ka deklaruar “blerje skrapi” nga individë të ndryshëm pa asnjë lloj dokumentacioni justifikues ligjor (fatura tatimore).

Nga ky subjekt me administrator shtetasin Mark Dedaj, është prerë vetëm një faturë totale për gjithë sasinë dhe vlerën e deklaruar si blerje.

Vetëm në muajin korrik 2011 janë deklaruar “blerje skrap” në një sasi prej 2.061.740 kg me vlerë prej 72.160.886 lekë. Gjatë kësaj periudhe, në kundërshtim me ligjin nr. 7928 datë 27.04.1995 “Për Tvsh” i ndryshuar, shoqëria “Kurbini” shpk, ka deklaruar “blerje skrapi” nga persona të ndryshëm në rubrikën “blerje të tatueshme” për një sasi prej 2.066.836 kg në vlerë prej 72.339.260 lekë, për të cilën ka kredituar padrejtësisht shumën prej 14.467.852 lekë.

Sipas të dhënave dhe dokumentacionit të marrë në rrugë ligjore, rezulton se subjekti “Kurbini” Shpk, me administrator shtetasin Mark Deda, i detyrohet shtetit një detyrim total prej 479.614.448 leke. Në këtë detyrim përfshihen edhe gjobat administrative nga Tatimet për mospagim te tatimeve, gjobe për tatim fitimi në shumën 52.356.408 lekë, gjobë për transaksionet mbi 300.000 lekë, në shumën 25.603.006 lekë, dhe gjobë për mosmbajtje të saktë të regjistrave në shumën 20.000 lekë.

Nga të dhënat e mësipërme, rezulton se transaksionet e kryera me subjektet e tjera dhe aktiviteti që lidhet me shit-blerjen e mallrave dhe shërbimeve nga shoqëria “Kurbini, sh.p.k, me administrator shtetasin Mark Dedaj, janë të rreme.

Po kështu nga hetimi i kësaj çështje penale ka rezultuar se subjekti privat  “Kurbini” shpk, ka deklaruar si shitje “skrapi” me subjektin “Kavaja CO” sh.p.k, me administrator shtetasin Dalip Kadriu, me subjektin “R & B 2011” sh.p.k, me administrator shtetasin Ramazan Balliu, me subjektin “Erad & Xht” sh.p.k, me administrator shtetasin Xhelil Toshi, subjektin “Kurum Internatianal” Sh.A, Elbasan.

Nga hetimi i kryer rezulton fiktiviteti i shitjeve të mallit skrap, me shoqëritë e mësipërme në sasi dhe vlera monetare shumë të larta, brenda periudhës Janar – Dhjetor, të vitit 2011.

Shoqëria “Kurbini” shpk, ka kryer transferta bankare në bankë atë ndryshme me subjekte të tjera. Këto veprime bankare kanë të bëjnë me pagesat e kryera për situacione punimesh dhe likujdim faturash për shitblerje, me shoqëri të tjera. Veprimet bankare janë kryer nga administrator i kësaj shoqërie Mark Dedaj dhe persona të tjerë, të autorizuar prej tij.

Në realitet, aktivitetet tregtare të pasqyruara në dokumentet bankare nuk janë kryer. Nga llogaritjet e bëra sipas dokumentacionit të administruar, rezulton se shtetasi Mark Dedaj, vetëm për blerjet e skrapit për muajin korrik 2011, nuk ka deklaruar shumën e parave me vlerë 256.030.062 leke. Kjo shumë nuk përputhet me të ardhurat reale të subjektit. Po kështu blerjet totale në shumen e mësipërme nuk kanë kaluar përmes rrugëve bankare, megjithëse ato e kalonin shumën 300.000 lekë, për çdo blerje të kryer, në një kohë që legjislacioni tatimor parashikon që transaksionet në vlerën mbi 300.000 lekë, duhen bërë me bankë.

Bazuar në faktet e mësipërme, rezultojnë të dhëna se janë kryer veprat penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” , « Mashtrimit » dhe “Pastrimi i produkteve te vepres penale” te parashikuara nga nenet  181, 143/2, 190/1 dhe 287/ç te K.Penal,  per periudhen 2007 deri 30.04.2012, nga ana e personve nen hetim Mark Dedaj, Dalil Kadriu, Ramazan Balli dhe Xhellil Toshi.

Ne cilesine e inspektorit te verifikimit te aktivitetit te shoqerise Kurbini, ne terren, per vitet 2010-2011, ne Drejtorine Rajonale Tatimore Lezhe, ka qene shtetasi David Noka.

Detyra e tij ne cilesine e inspektorit te kontrollit ne terren, ka qene verifikimi real i aktivitetit ekonomik per shoqerine Kurbini shpk.

Nga ana e shtetasi David Noka, ne cilesine e inspektorit kontrollues dhe verifikues ne terren nuk eshte ushtruar detyra funksionale e tij. Ai asnjehere nuk

ka marre kontakt apo te kete verifikuar realisht ne terren aktivitetin e firmes, si verifikimin e kapaciteteve mbajtese per zerat karburant, skrap, cimento etj te saj.

Nuk ka verifikuar fuqine punetore te shoqerise se lartpermendur, nuk ka verifikuar ekzistencen e pajisve fiskale te firmes, nuk ka verifikuar gjendjen ne magazinat e firmes te mallrave te blera.

Duke mos patur nje kontroll ne vend nga ana e inspektorit tatimor, shtetasi Mark dedaj, ne cilesine e administratorit te shoqerise Kurbini, ka kryer aktivitet fiktiv, me ane te plotesimit te faturave dhe dokumentave fiktive, me shoqeri te ndryshme, me qellim shmangien nga detyrimet tatimore ndaj shtetit, dhe perfitimin per vete.

Ne keto rrethana, me mosveprimet e tij, ne cilesine e inspektorit tatimor, shtetasi David Noka, ka shperdoruar detyren, pasi ka lejuar vazhdimin e aktivitetit fiktiv te shoqerise Kurbini, duke i shkaktur per pasoje nje dem te konsiderueshem ekonomik shtetit.

Ne cilesine e inspektorit te VLERESIMIT te aktivitetit te shoqerise Kurbini, per vitet 2009-2011, ne Drejtorine Rajonale Tatimore Lezhe, ka qene shtetasi Agron Gjokaj.

Detyra e tij ne cilesine e inspektorit te vleresimit, ka qene inspektori i dosjes per shoqerine  Kurbini shpk, mbajtja e dokumentacionit te subjektit ne menyre elektronike cdo muaj dhe ne menyre manuale cdo vit. Ai ka patur per detyre te vlersoje dhe te hedhe ne sistem rraport kontrollet per subjektin, qe kryhej nga Drejtoria Tatimore.

Ne baze te vlersimit te sistemit tatimor, ka patur perdetyre te hartoje njoftim vlersimin tatimor per detyrimet e subjektit, hedhjen ne sistem te cdo te dhene te ardhur nga inspektoret e terrenit.

Ne baze te kontrollit cdo muaj te sistemit si dhe duke u nisur nga aktiviteti në vlera monetare dhe sasira të konsiderueshme duhet të kërkonte kontroll të detajuar dhe të thelluar për këtë shoqeri, ne lidhje me aktivitetin e kryer, gjendjen e mallit të blerë nga kjo shoqeri, ne magazine.

Duke mos patur nje kontroll nga ana e inspektorit tatimor, shtetasi Mark Ddaj, ne cilesine e administratorit te shoqerise Kurbini, ka kryer aktivitet fiktiv, me ane te plotesimit te faturave dhe dokumentave fiktive, me shoqeri te ndryshme, me qellim shmangien nga detyrimet tatimore ndaj shtetit, dhe perfitimin per vete.

Bazuar ne faktet e mesiperme, rezulton se shtetasi Agron Gjokaj, ka kryer vepren penale te « Shperdorimit te detyres » te parashikuar nga neni 248 i

K.Penal, fakte te cilat bazohen plotesisht ne dokumentacion e administruar ne fashikullin penal.

Ne keto rrethana, i eshte kerkuar Gjykates se rrethit gjyqesor Kurbin, vendosja e mases se sigurimit « Arrest ne burg » te parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj 6 personave,

1.Mark Dedaj, administror i shoqerise « Kurbini » shpk

2.Dalip Kadriu, administrator i shoqerise  “Kavaja CO” sh.p.k.

3.Xhelil Toshi, administrator  i shoqerise « Erad & XhT” sh.p.k.

  1. Ramazan Balliu, administrator i shoqerise “R & B 2011”.

Per kryerjen e veprave penale Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Falsifikimi i vulave, i stampave, ose i formulare”, ‘’Mashtrimit’’ dhe “Pastrimi i produkteve te vepres penale”, te parashikuara respektivisht nga nenet  181, 190/2, 143/2 dhe 287/ç e 25 te K.Penal.
Dhe David Noka, Agron Gjokaj, me detyra Inpektore prane Drejtorise Rajonale Tatimore Lezhe

Per kryerjen e vepres penale te « Shperdorimit te detyres » te parashikuar nga neni 248 i K.Penal.Gjykata e rrethit gjyqesor Kurbin, me vendimet e dates 10.03.2015, ka caktuar per sejcilin person masen e sigurimit « Arrest ne burg » te parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, vendime te cilat jane ekzekutuar me date 11.03.2015 nga Policia e shtetit, pervecse shtetasi David Noka, i cili eshte person i shpallur ne kerkim.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb