Vepra e re e Banksy, e cila u shfaq në muret e Margate, Angli dhe e publikuar nga i njëjti autor në Instagram, quhet “Rimeli i Shën Valentinit”. Me rastin e Ditës së të dashuruarve, artisti i rrugës donte të dërgonte një mesazh kundër dhunës ndaj grave duke përshkruar një amvise stereotipike të viteve 1950 me sy të nxirë dhe një dhëmb që i mungon, e cila mbyll kapakun e një frigoriferi të vjetër nga i cili mbijnë një palë këmbë. Janë ato të burrit të saj që e ka katandisur atë kështu.

Vepra u shfaq këtë javë në muret e Margate dhe shumë kanë spekuluar se ajo është punuar nga artisti i njohur i rrugës. Më pas konfirmimi zyrtar i të njëjtës me publikimin e muralit në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Banksy (@banksy)

Disa muaj më parë, disa vepra të Banksy u shfaqën në Ukrainë, muralet e disa njerëzve që kryejnë aktivitete të përditshme në ndërtesat e bombarduara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb