TIRANE
Gazetarja Klodiana Lala ka mundur të sigurojë ekskluzivisht për “News24” dhe “Balkanweb” dëshminë e plotë të Alkond Bengasit, bashkëpunëtorit të drejtësisë, i cili i rrëfeu Prokurorisë për Krime të Rënda, gjithcka dinte rreth megagrabitjes së ndodhur mesditën e 9 prillit brenda pistës së Aeroportit të Rinasit, ku një grup i armatosur shpërtheu rrethimin dhe mori prej barkut të avionit afro 10 milionë euro.
Bengasi, kushëri me Klement e Eldi Calën, rrëfen detaje lidhur me anëtarët e grupit, takimet me Admir Murataj, qe e thërrisnin Daja, si dhe një Kosovar rreth 50 vjec, që gjithashtu kishte nofkën “Daja”. Mes të tjerash ai thotë se kushëriri i tij, i shumëkërkuari Klement Cala e kishte paralajmaëruar se “do të dëgjosh një tronditje të madhe këto ditë”, gjë që e lidh me grabitjen spektakolare në Rinas.
“Përpara disa kohësh mesa më kujtohet disa ditë pasi është vrarë avokati Ravik Gurra në qytetin e Elbasanit, unë sëbashku me babain e Klementit, Pullumb Cala si dhe një kushëririn tim na ka shoqëruar policia në drejtorinë e Elbasanit ku jemi pyetur në lidhje me ngjarjen e vrasjes së avokatit.
Atë ditë pasi kemi dalë nga policia e Elbasanit unë kam ardhur në shtëpinë time tek Liqeni i thatë në Tiranë dhe në banesën time po atë ditë në darkë ka ardhur Klementi sëbashklu me nusen e tij dhe fëmijët dhe gjatë bisedës ai më ka treguar se “ça ka policia me ty, shih mos të kanë vendos ndonjë përgjues në makinë”. Po këtë natë kur Klementi ka qenë në shtëpinë time ai më ka thënë se “do të dëgjosh një tronditje të madhe këto ditë”.” – ka rrëfyer Bengasi për prokurorët.
(BalkanWeb)