Një aksion i madh policor është ndërmarrë sot nga Forcat Speciale të Tiranës në qytetin e Krujës. Forca të shumta policie kanë mësyrë drejt Krujës e Fushë-Krujës, vende ku ndodhen edhe banesat e Oltion Veselit e Elton Piklit, dy prej të arrestuarve si pjesë e bandës që grabitën rreth 10 milion euro nga barku i avionit, në aeroportin e Rinasit më 9 Prill.

“BalkanWeb” mëson se janë kontrolluar banesa e Veselit në lagjen Çitoze të Krujës dhe banesa e Elton Piklit në lagjen Abaze të Krujës por dhe në dyqanin ku ai punonte si kasap në qendër të qytetit të Krujës.

Gjithashtu kontrolle janë ushtruar dhe në disa banesa të disa personave të tjerë të dyshuar. Për kontrollin e banesave dhe ambjenteve janë përdorur qen por edhe metal detector.
Nuk dihet nëse janë gjetur sende, para apo prova të tjera gjatë këtij kontrolli blic dhe të imtësishëm.

Kujtojmë që Elton Pikli, 32 vjeç nga Kruja është arrestuar teksa tentonte të largohej drejt Bullgarisë. Ai u konsiderua si i 5-ti i grupit, pasi është edhe personi i pestë i kapur për ngjarjen Pikli, sipas policisë nuk figuron i skeduar apo me rekorde kriminale. Pikli ka punuar si kasap në Krujë.

  • foto galeri

(Në foto: Elton Pikli)

Ndërsa Oltion Veseli, i vënë në pranga, si bashkëpunëtor i supergrabitjes në Rinas, është personi i veshur komando që gjendet në pistën e aeroportit pranë avionit të linjës Tiranë-Vienë në momentin e grabitjes më 9 prill. Në foton e siguruar nga “BalkanËeb”, Veseli është personi i veshur si komando dhe që kërcënon me kallashnikov, ndërsa pranë tij është Admir Muratajt gjithashtu i maskuar.

  • foto galeri
  • foto galeri

(Në foto: Oltion Veseli)

Sipas të dhënave, Veseli në vitet 2000 ka qene ne Jemen me studime, me pas ka shkuar ne Afganistan dhe më pas eshte arrestuar nga amerikanët për terrorizëm. Ai u arrestua në 2005 nga trupat amerikane gjatë një operacioni kundër talebanëve në Afganistan. Veseli u riatdhesua në 25 qershor të 2006. 38-vejcari Veseli ishte vetëshapllur imam i xhamisë në Krujë.

I arrestuari Oltion Veseli nga Fushë Kruja, është kushëri me Ernest e Dash Kupën, të dënuar nga drejtësia për grabitjen e blindave në rrugën e Rinasit në 2017.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb