TIRANË

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me megagarbitjen në Rinas, ngjarje kjo e ndodhur pasditen e 9 Prillit, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, i konsideruar edhe si koka e grupit kriminal.


“BalkanWeb” mëson se punonjësi i kargos, tashmë i arrestuar dhe identifikuar si Hasan Kanaçi ditën e grabitjes ka ndryshuar radhën e ngarkesave të valixheve.


Prokuroria  Krimeve të  Rënda kanë nisur një verifikim pasuror për të arrestuarin, i cili dyshohet se ka furnizuar me informacion grabitësit, të cilët nën kërcënimin e armëve arritën të merrnin nga barku i avionit një sasi të konsiderueshme monetare.


Sipas procedurës, paratë duhej të futeshin në fund dhe mbyllej menjëherë dera e avionit. Nga pamjet e grabitjes  së 9 prillit është parë se në momentin kur futen thasët me para, dera nga krahu tjetër rri e hapur.

(n.m/BalkanWeb)