Në emisionin Vetting në News24 është trajtuar çështja e rindërtimit në Bashkinë e Vorës, një nga të prekurat nga tërmeti i 26 nëtorit 2019.

Në këtë bashki, qytetarët, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti ende janë në pritje të përmbushjes së premtimit për të pasur një shtëpi të re. Dhe në fakt ky premtim deri më sot ka mbetur në letër dhe si të mos mjaftonte, këta qytetarë kanë mbetur edhe pa bonus qiraje.

Por cilat janë arsyet që këta banorë vazhdojnë të mbeten pa zgjidhje, çfarë ka ndodhur me rindërtimin në këto pesë vite? Cilat janë hapat e institucioneve qëndrore dhe vendore?

Zef Preçi shprehet në lidhje me këtë pikë se  “shtrati ku ngjizet  keq qeverisja,  abuzimi me fondet është pikërisht shfrytëzimi i pozitës shtetërore,  është pikërisht mungesa e kërkesës së llogarisë dhe arroganca e pushtetit dhe mos ndështikimi nga ana e SPAK.  Fakti që një numër i caktuar tenderash dalin me flamur të kuq tregon se sistemi është problematik në tërësi”, thekson Preçi.

Në dallim nga Bashkitë e tjera, Vora deri tani ka kryer vetëm 6 tendera për rindërtimin dhe janë shpallur me fitues me fond limit rreth 11 miliard lekë pa tvsh.

“U vu re negocim me lëndët e para në fillim dhe  negocime jo transparente mbi dhe nën tavolinë që lënë shkas për dyshim të arsyeshëm për korrupsin dhe keqpërdorim në dëm të taksave të qytetarëve”, shprehet Zef Preci .

Në vitin 2021 për fshatin Marqinet është hapur tenderi me objekt “Sistemim, asfaltim i rrugëve Kodra eMiut dhe rindërtim Fshati Marqinet 2, Bashkia Vorë”.  Vlera e fondit të përcaktuar 660 milion lekë.  Kontratën e fitoi bashkimi i kompanive Be. Is SHPK me pronar Hamza Islamaj dhe Leon Konstruksion me pronare Sonila Sharka dhe Florenc Sharka të dy me nga 50 % të aksioneve të kompanisë.

Ky tender ka rënë në rrjetën e KLSH pasi diferenca e volume për punime të deklaruara të kryera në objektin rezulton me problematika. Ndërsa tek autoriteti  mbikëqyrës është vërejtur pasaktësi të punimeve  në verifikimin e zbatimit të projekti- preventivit. Si pasojë e mangësive të mësipërme  është  përfituar padrejtësisht nga sipërmarrësi i punimeve.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb