Një video e re është publikuar në rrjete sociale që tregon se si Donald Trump ia ka dalë që t’u shpëtojë plumbave.
Videoja e bërë me ndihmën e teknologjisë, tregon se si kandidati për president të SHBA-së e ka ndihmuar fakti se ka lëvizur kokën, pasi në të kundërtën, plumbi do e kishte kapur në pjesën e kokës, ç’ka mund të rezultonte fatale për jetën.
Gjatë fjalimit, Trump lëvizte vazhdimisht kokën pasi lexonte të dhënat që shfaqeshin në monitor, sa i takon shifrave të emigracionit ilegal në SHBA. Lëvizjet e kokës duke lexuar në monitor, korrespondojnë me momentin e të shtënave nga çatia e një banese 130 m larg podiumit të Trump.
Autor ishte 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks në Pensilvani i cili u ekzekutua në vend nga ekipi i snajperistëve të specialëve amerikanë.
(BalkanWeb)