TIRANË- Në dosjen e siguruar nga “BalkanWeb” sqarohet me detaje dhe skena e saktë e vrasjes së komisarit Artan Cuku mbrëmjen e 8 prillit 2017-të. Ka qenë vetë ekzekutori Mikel Shallari i cili ka sqaruar se qëndronte në kafazin e brendshëm të shkallëve ku banonte Cuku dhe se u njoftua me SMS nga Kristaq Leci në momentin që Cuku po ngjiste shkallët.

Ditën e krimit i pandehuri ishte pozicionuar para pallatit, ndërsa viktima po kthehej për në shtëpi. Në vendngjarje ai shoqërohej nga i pandehuri Kristaq Leci i cili priste tek fusha me bar aty pranë dhe e orientonte me anë të SMS-ve. Pasi viktima u shfaq dhe u fut në një supermarket pranë hyrjes së pallatit, i pandehuri u pozicionua në hyrje të shkallëve të brendshme të pallatit dhe me tu shfaqur viktima e qëlloi me të dyja armët njëherësh”,-thuhet në dosjen e siguruar nga “BalkanWeb”.
vrasajaNe foto: Komisar Artan Cuku (majtas) bashkepunetori Kristaq Leci (djathtas)

Në ashensor mësohet se Cuku ka hyrë për ti shpëtuar plumbave, por Shallari e ka ndjekur nga pas dhe në momentin që ky ka tentuar të dalë për tu përleshur me të i ka dhënë goditjen finale në kokë
Viktima mbijetoi dhe tentoi të hynte në ashensor, por i pandehuri iu vu nga pas dhe e qëlloi edhe aty. Më pas, provohet se viktima doli nga ashensori, duke tentuar të përleshej me autorin, por i pandehuri e qëlloi përsëri duke i dhënë goditjen fatale në kokë”,- thuhet në dosje.
mikel-shallari-1

ITINERARI QË NDOQI SHALLARI PAS VRASJES
Në dosje përmendet se pas i pandehuri është larguar sipas një itinerari të paramenduar, ndonëse atë ditë iu desh të flerë në shtëpinë e një shoku pasi organizatori Jambelli nuk ka shkuar në vendtakim.

Tek sheshi “Willson” mori një taksi e cila e çoi deri tek “Astiri” Unaza e Re ku e kishte lënë të takoheshin me bashëkautorët Jambelli dhe Leci. Në vendtakim u paraqit vetëm Leci, kurse Jambelli jo. Pasi e pritën më shumë se një orë, i pandehuri i telefonoi shkut të tij Xhenildo Gogo, duke i kërkuar që të flinte atë natë në apartamentin e tij bashkë me kushëririn. Shoku i tij ka tregur më vonë në polici se Shallari ka thyer telefonat celularë dhe ka shkatërruar kartat sim pranë banesës së tij në Paskuqan. Të nesërmen në mëngjes u ndanë nga njëri-tjetri dhe u takuan pasdite bashkë me organizatorin. Leci e kërkoi në telefon përmes celularit të motrës”,- sqarohet në dosjen e siguruar nga “BalkanWeb”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: