Po bëhet konkrete ideja për ngritjen e Liceut Francez në qytetin e Korçës, e cila u diskutua dhe u dakordësua nga kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë vizitës së këtij të fundit në Shqipëri.

Në institucionin e Prefekturës së qarkut të Korçës u zhvillua takimi i parë i Komitetit Pilotues për bashkëpunim mes institucioneve qendrore e vendore me ekspertin e qeverisë franceze, z. Jérôme Lebar, i cili tashmë është i atashuar në institucionin e Prefekturës, për të punuar lidhur me projektin e çeljes së Liceut Francez në Korçë.

Prefekti i Qarkut Nertil Jole priti Ambasadoren e Francës në vendin tonë, zonjën Catherine Suard, shoqëruar nga z. Pierre Raynaud, Këshilltarin për Bashkëpunimin dhe Kulturën në Ambasadën Franceze në Shqipëri.

Institucioni i Prefektit do të mbështesë ekspertin francez, do asistojë nga afër procesin dhe do të sigurojë ndihmën dhe bashkëpunimin e institucioneve në nivel qëndror dhe vendor.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Prefekti Jole bëri të ditur se takimi i komitetit pilotues përbën fillimin zyrtarisht të punës drejt përgatitjes së kushteve për ëeljen e një shkolle franceze, vazhdë e traditës së mire të miqësisë mes Shqipërisë dhe Francës.

“Ky projekt është vazhdë e traditës së miqësisë më të mirë mes dy vendeve tona dhe do të zgjerojë hapësirën për një perspektivë të re për shumë të rinj të qarkut tonë e më gjerë, të cilët në të ardhmen mund të zgjedhin këtë shkollë për arsimin e tyre të mesëm, duke i krijuar vetes mundësinë edhe për studime universitare në Francë. Hapja e tij e konsolidon atmosferën e frankofoninisë në Korçë dhe falë kontributit të gjithë aktorëve do jetë një proces i suksesshëm”, u shpreh Prefekti Jole.

Në takimin e parë për ngritjen e Liceut Francez morën pjesë të gjithë anëtarët e komiteti, ndër të cilët përfaqësuesja nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Zamira Gjini, autoritete lokale, drejtues të Universitetit, Presidenti i Aleancës Franceze, Ilia Skëndi, historiani Niko Kotherja etj.

Liceu francez ishte një shkollë e mesme në qytetin e Korçës, e financuar nga qeveria Shqiptare, që përhapte kulturën franceze dhe vlerat evropiane.

Shkolla funksionoi plotësisht në vitet 1917-1939 dhe u bë shumë e njohur. Liceu Francez u hap në shtëpinë e rilindasve Dhimitër dhe Nuçi Emanoil Mborja, të cilët e lëshuan banesën e tyre pa qira në favor të Liceut të Korçës. Prej vitit 1917 e deri më 1943, në Liceun Kombëtar morën mësime 1115 studentë që vinin ngatë gjitha qytetet e Shqipërisë.

Liceu Francez i Korçës ishte ishte një nga vatrat arsimore më të rëndësishme të emancipimit tonë shoqëror dhe ka nxjerrë figura të shquara, disa nga të cilët luftuan dhe ranë dëshmorë në luftë, të tjerë u martirizuan nga regjimi komunist, idealet e të cilëve sot më shumë se kurrë duhet të jenë busull orientimi e përparimit tonë shoqëror.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: