Milani u rikthye te fitorja në Seria A, pas një humbje dhe një barazimi në dy ndeshjet e fundit. Në shtëpi ndaj Bolonjas, në ndeshjen e fundit të javës së 35-të, ekipi i Gatuzos fitoi me shifrat 2-1.

Ndeshja nisi me raste nga të dyja krahët, por ai që zhbllokoi shifrat ishte Suso në minutën e 37-të, me një të majtë nga jashtë zone. Për t’u veçuar edhe episodi i minutës së 25-të, kur Bilia u dëmtua, dhe Gatuzo mendoi të fuste në fushë të dënuarin Bakajoko, por mes tyre pati sërish një sherr në stol, dhe përfundimisht në fushë u hodh Mauri.

Në pjesën e dytë, Milani ia doli të dyfishonte me Borinin në minutën e 67-të. Paketa lëshoi një të djathtë të fuqishme nga jashtë zone, por Skorupski grushtoi. Aty pranë, i gjendur Borini vetëm 7 minuta në fushë, ia doli të tundë rrjetën.

Por, asgjë nuk kishte mbaruar. Destro ngushtoi shifrat për Bolonjën në minutën e 73-të, dhe vetëm 2 minuta më pas Paketa ia bëri më të vështirë kuqezinjve, teksa i la me një lojtar më pak, pas dy të verdhave të evitueshme.

Gjithsesi, deri në fund Milani ia doli të ruajë fitoren, dhe tani e sheh veten në vendin e pestë, me 59 pikë, 3 më pak se Atalanta një pozicion më sipër.

/Panormasport

/Panormasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb