Tirana takohet me fitoren, teksa këtë të dielë mundi pastër 4-0 Bylisin, në ndeshjen e luajtur pa spektaktor në Durrës. Debutim perfekt për Gugash Maganin te kryeqytetasit, që merr kështu suksesin e parë në krye të kësaj skuadre.

Sfida ishte tejet emocionuese që në minutat e para, me rastet respektive që nuk munguan.  Bardheblutë pretenduan penallti në të 40-tën, me Gjumsin që mori një goditje në fytyrë nga Gabriel. 11-metërshi u akordua vetëm pas kontrollit në sistemin VAR, ndërsa nga pika e bardhë nuk gaboi Zharmuni.

Sulmuesi francez Zharmuni bëri gjithçka mirë edhe ntë 69-tën, duke dyfishuar shifrat dhe duke vendosur ndeshjen në shinat e duhura.

Kombinime të  bukura në afërsi të zonës finalizohen me sukses nga Ismajli, që në të 81-tën thelloi shifrat. Në minutën e 90-të, pati kohë edhe për një gol të Bajrovic.

Tirana renditet në vendin e shtatë me 14 pikë. Ndeshja e radhës për ta, është ajo ndaj Elbasanit, e planifikuar të luhet me 23 nëntor.

Në krahun tjetër, ballshiotët e Nevil Dedes mbyllin klasifikimin me 10 pikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb