Stefano Pioli mori drejtimin e Milanit në një moment shumë të keq, duke pranuar një sfidë të vërtetë të vështirë. Por tekniku duket se i ka idetë e qarta se si do të “ringjallë” skuadrën kuqezi. Pas prezantimit zyrtar zhvilloi edhe seancën e parë stërvitore megjithëse me shumë mungesa për shkak të imenjimit të lojtarëve me kombëtaret e tyre.


Allenamento8 Copy 74
Allenamento8 Copy 74

Por, kjo nuk e pengoi Piolin të verë në jetë atë që do të jetë Milani i tij. Pas shumë eksperimentesh të dështuara të Giampaolo, kuqezinjtë do të kthehen te skema e preferuar 4-3-3, ku Leao dhe Suso do të mbështesin Piatek në majën e repartit ofensiv. Sulmuesi polak është në qendër të kritikave për shkak të paraqitjes shumë larg pritshmërive me vetëm dy gola në shtatë ndeshje, edhe ata të shënuar me penallti.


Allenamento9 Copy 68
Allenamento9 Copy 68

Pioli do t’i besojë regjinë Biglia, të paktën derisa Benacer të rikuperohet plotësisht. Mesfusha do të plotësohet me Kessie dhe Paqueta, çka do të thotë se Calhanoglu rrezikon të kthehet nga më i aktivizuari për vitin 2019, në një lojtar stoli. Donnarumma ka qenë një siguri për Milanin në portë, teksa mbrojtja kuqezi do të formohet me Calabria, Musacchio, Romangoli dhe Teo Hernandez.


493b36afdfa72b0786731f79fa99f091 1200x675
493b36afdfa72b0786731f79fa99f091 1200×675

Me këtë formacion, Pioli është paraqitur në klubin milanist, duke bindur edhe drejtuesit, sidomos Boban dhe Maldini që për futbollin e luajtur dinë më shumë se të gjithë të tjerët.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb