Klinika estetike “Anassa” po kthehet në një pikë referimi të së bukurës, jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon. Synimi i kësaj qendre është cilësia, siguria dhe ofrimi i shërbimeve të personalizuara konform standardeve ndërkombëtare.


Rezalda Allajbeu, menaxhere e Anassa në Spitalin Hygeia na jep detaje më të hollësishme se si të kujdesesh për lëkurën, trupin, te rikuperosh ndonjë defekt apo shenjë të një ndërhyrjë kirurgjikale.


Profesionalizëm, Stafi në spitalin Hygeia por edhe ne Anassa përbëhet nga mjekë greke, italiane, gjermane të kirurgjisë estetike dhe nga të tjerë profesionistë me shumë përvojë në sektorin e kirurgjisë dhe trajtimeve estetike që administrojnë dhe promovojnë profesionalizmin e kësaj klinike. Kirurgët tanë kanë operuar me sukses mijëra pacientë shqiptarë dhe të huaj, dhe përvoja e profesionalizmi i tyre është tashmë i afirmuar edhe në Shqipëri.


1 (7)

Pergjegjesi, shpesh dëgjojme që shume klinika janë në treg edhe pse duhet që klinikat dermo estetike duhet të jenë të themeluara sipas standarteve ndërkombëtare. Procedurat që aplikohen në një qender dermoestetike kryesisht janë procedura të thjeshta dhe pa komplikacione ose efekte anësore por nuk duhet të neglizhojmë edhe koplikacionet që mund të hasen gjatë procedurave të ndryshme. Ekzistenca e Anassës pranë një spitali e ndihmon pacientin të ndihet më I sigurt për shërbimin që merr.

Risi, Mjekët e kinikes Anassa bëhen pjesë e trajnimeve më të fundit dhe konferencat ndërkombëtare. Një pjesë të madhe të procedurave dhe produktet e prezantuara në konferenca, ofrojmë në klinikën tonë me aparaturat më të fundit.

Investime, në fillim të vitit 2019 klinika Anassa është rekonstruktuar totalisht. Jo vetëm në ambiente por edhe në aparatura më të fundit gjithashtu.

Hygeia

Produktet mjekësore të cilësisë më të lartë të importuara nga Italia dhe teknologjia moderne që në përdorim për kryerjen e këtyre trajtimeve kirurgjikale apo jokirurgjikale, mundësojnë arritjen e rezultateve të shkëlqyera, elegante dhe natyrale që kënaqin pamasë pritshmëritë tuaja.

Cilat jane risitë që sjell Anassa nga pikëpamja e teknologjisë dhe e stafit që ofron shërbimin ?

Aparatura moderne, Klinika Anassa ka një gamë të gjerë aparaturash, në sherbim të procedurave dhe trajtimeve të aplikuara. Si thame edhe më parë qe mjekësia evolon me hapa të shpejtë dhe është domosdoshmëri pjesemarrja dhe trajnimi i mjekëve në konferenca të ndyshme. Gjthashtu edhe prezantimi i mjekëve me teknologjine e aparaturave dhe produkteve të reja është një faktor shumë i rëndësishëm. Në klinikën Anassa kemi ndjekur deri në hapin e fundit të teknologjisë ndërkombëtare në të gjitha pikëpamjet.

3 (6)

Kirurgë të mirënjohur ndërkombetare, Kirurgjia plastike është kthyer kryesisht në një shërbim paparime mjekësore në Shqipëri. Ka shumë persona që pasi kane bërë rinoplasti pra operacionin estetik të hundës vijnë në spital sepse kanë probleme me frymemarje. Në Annasa cdo lloj kirurgjie plastike vendoset pas një diskutimi me ekipin përkates të mjeëve duke pasur Parimin kryesor cilësi e mirë jetese pas operacionit.

Në diteë e sotme jane të shumta klinikat apo qendrat dermo-estetike, pse dikush duhet të zgjedhë të trajtohet në Klinikën Anassa?

Klinika estetike “Anassa” e vendosur pranë spitalit “Hygeia” mundëson ndër të tjera që në bazë të trajtimeve të saj të jenë produkte cilësore dhe të certifikuara. Jo vetëm nga pikëpamja shëndetësore por edhe nga trajtimet e bukurisë, kjo qendër kujdeset që pacientët të marrin informacionin e duhur mbi procedurat dhe ofron cilësinë e produkteve bio.

Klinika Anassa falë mjekëve dermatologë me eksperiencë ofron të gjithë gamën e shërbimeve Dermo-estetike & Lazer, përfshirë fytyrë, trup dhe flokë, për çdo moshë, si për femra dhe për meshkuj.

Por, ajo që më duket edhe më joshëse është se në klinikën Anassa të gjithë do të gjejnë shërbime ekskluzive të përshtatura sipas kërkesave individuale dhe tipologjisë së lëkurës për të gjithë ata që kërkojnë të përmirësojnë apo thjesht të kujdesen dhe të kurojnë  imazhin e tyre në vazhdimësi.

“Synimi ynë është cilësia, siguria dhe ofrimi i shërbimeve të personalizuara konform standarteve ndërkombëtare, gjithçka për të qenë në lartësinë e kërkesave të çdo pacienti. Ekselenca është ajo çka Hygeia ofron jo vetëm në shërbime shëndetësore, por tashmë, edhe në trajtimet e bukurisë

(BalkanWeb)

Etiketa: