Nis protesta e opozitës kundër mbylljes së TikTok-ut.
Të rinjve të FRPD pritet që t’u bashkohet edhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në zonën e njohur si “Ura e Lanës”.
Më pas lideri i opozitës i shoqëruar nga protestuesit do t’i drejtohet Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Opozita thirri protestën e 15 marsit pas vendimit të qeverisë për të mbyllur rrjetin social TikTok në Shqipëri për një periudhë 12 mujore.
(BalkanWeb)