Edhe pse ka një vendim për pezullimin e punimeve nga drejtoria Rajonale Arkeologjike asgjë nuk po i ndalon mjetet e tonazhit të rëndë të vijojnë punën për ndërtimin e 4 pallateve 5 katëshe në Kodër Vilë. Pavarësisht se u pezulluan punimet për të bërë studime për mbetjet arkeologjike të gjetura gjatë gërmimeve mjetet e tonazhit të rëndë rinisën punën mëngjesin e kësaj të premteje duke prerë ujin e pijshëm për banoret e zonës.

Kërkesa e banorëve mbetet anulimi i projektit pasi iu rrezikohen banesat ku jetojnë. Me frikën për rrëshqitjen e tokës e shembjen e shtëpive, banorët apelojnë strukturat përkatëse të marrin masa për të parandaluar një tragjedi të mundshme.

Banorët thonë se edhe pse ju drejtuan policisë së shtetit nuk e gjetën mbështetjen e institucionit.
Prishja e kurorës së gjelbër në zonën e Kodër Vilës në Durrës për ndërtimin e 4 pallateve, ka alarmuar prej muajsh banorët e zonës të cilët kërkojnë pezullimin e punimeve. Por Gjykata e Apelit i dha të drejtë firmës ndërtuese, duke iu hapur rrugë punimeve për ndërtimin e kompleksit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb