DIBER
Prej mesnatës Qarku Dibër është përfshirë nga reshje dëbore dhe ulje temperaturash. Trashësia e borës në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizë i kalon 15 cm. Rruga nacionale Peshkopi- Tiranë është e kalueshme vetëm nga rruga e vjetër.
Vështirësi në lëvizje ka segmenti te pishat në Bulqizë deri në Qafë-Bualli dhe segmenti i bypass-it të Murrizit është bllokuar. Asnjë borëpastuese nuk ndodhet të terren.
Aksi i rrugës Peshkopi – Kukës kalohet me zinxhirë në Kala të Dodës trashësia e borës i kalon 20 cm borë, aksi Ura e Çerenecit- Librazhd kalohet me vështirësi vetëm nga makinat e larta ose me zinxhirë.
Problemë me energjinë elektrike deri tani nuk ka pasur.