Federico Gatti dhe Juventus do të vazhdojnë së bashku, të paktën deri më 30 qershor 2028. Lojtari ka njoftuar vetë rinovimin e kontratës, me “Zonjën e Vjetër”.
“Sot kam nënshkruar rinovimin e kontratës. Të kesh mundësinë për të vazhduar këtu është një mundësi e madhe. Kam nënshkruar deri më 30 qershor 2028. Do të doja të kisha nënshkruar edhe për më shumë vite” – tha ai. Mbrojtësi Federico Gatti po luan vitin e dytë në Torino. Në sezonin e parë futbollistik, ai ka luajtur 18 ndeshje, ndërsa në këtë edicion numëron 7 paraqitje.
(J.S/BalkanWeb)