E ardhmja dhe rinovimi i lojtarëve si Alexander Arnold, Salah dhe Van Dijk kanë shqetësuar jo pak Liverpool. Trajneri i The Reds, Arne Slot, është ngacmuar nga gazetarët, pikërisht për këtë temë, në konferencë për shtyp.
“Edhe nëse do të kishte të reja, nuk është momenti t’ju them tani. Por në përgjithësi, këtu nuk flas për situata kontraktuale dhe do të ishte çudi nëse unë do të njoftoja që dikush nga këta ka rinovuar.
Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me klubin. dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”- tha ai.
(J.S/BalkanWeb)