Jan-Christian Dreesen, CEO i Bayern Munich, foli për çështjet më të rëndësishme të ditëve të fundit në shtëpinë e Bayern.

Tifozët presin të mësojnë të ardhmen e Musiala dhe Kimmich, dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës së drejtuar nga Vincent Kompany.

“Rinovimi i Musiala? Nuk dua të vendos një afat kohor. E rëndësishme është që të arrihet një marrëveshje, edhe nëse nuk ndodh deri në fund të vitit”.

“Për rinovimin e Kimmich- Ne kemi thënë tashmë publikisht se duam të fillojmë shpejt negociatat me të për një zgjatje të kontratës. Do të doja që ai të vazhdojë të jetë një nga shtyllat e skuadrës”, tha CEO.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb