Kvicha Kvaratskhelia është një nga pikat më të forta të Napolit. Futbollisti gjeorgjian ka një marrëveshje me klubin e Serie A deri më 30 qershor 2027, ndërsa sipas mediave, vazhdimi i bashkëpunimit mes palëve vijon të mbetet një temë e nxehtë.

Napoli ka propozuar rreth gjashtë milionë euro për të rinovuar deri më 30 qershor 2029, ndërkohë që agjenti i Kvara-s kërkon  dy milionë më shumë në sezon për të arritur akordin.

Një distancë e madhe në shifra, por që mund të shkurtohet, në mënyrë që palët të shkojnë drejt një marrëveshje.

Një problem më vete është edhe klauzola e largimit, që shkon rreth 80 milionë euro. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të shihet.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb