Nicolò Barella rinovoi kontratën me Interin deri më 30 qershor 2029, me një pagë prej 6.5 milionë euro në sezon plus bonuse. Disa muajsh pas firmës, Barella është rikthyer të flasë sërish për këtë temë, duke zbuluar arsyet që e ccuan që të vendosë të qëndrojë në Milano.

“Gjithmonë e kam shprehur synimin tim për të qëndruar në Inter, shoh një projekt serioz, mundësinë për të bërë diçka të madhe. Unë kurrë nuk kam bërë askënd të besojë në asnjë mënyrë se kam dashur të largohem. Shpresoj që klubi të jetë i kënaqur me këtë. Dua t’i falënderoj dhe do të përpiqem të bëj edhe më mirë”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb