Inter dëshiron rinovimin me Denzel Dumfries. Klubi zikaltër është gati që nëpërmjet negociatave të arrijë  zgjatjen e kontratës  me mbrojtësin, me marrëveshjen aktuale që që skadon në fund të këtij sezoni, në qershor të vitit 2025.

Klubi kampion i Italisë i ofron Dumfries-it një rritje page nga 2.5 në 4 milionë euro neto në vit, shifra të kënaqshme për lojtarin holandez. 28-vjeçari u impenjua në 31 ndeshje të kampionatit në sezonin që shkoi, ku realizoi 4 gola dhe dhuroi 4 asiste.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb