Anthony Martial firmosi rinovimin e kontratës me Mançester Junajtid, duke zgjatur qëndrimin e tij në “Old Traford” deri në vitin 2024. Ky ishte një nga lajmet më të rëndësishme të ditës së enjte në futbollin anglez, por pas euforisë tifozët kanë nisur të vëzhgojnë me qetësi dhe vëmendje fotot e shpërndara nga klubi. Ata kanë kuptuar se kontrata përpara të cilës sulmuesi francez vendoste firmën dhe pozonte shumë i lumtur në krah të trajnerit Solskjaer është një farsë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Letra përmban fjalë, ose më saktë gërma të rreshtuara pa asnjë kuptim dhe është krijuar vetëm për të krijuar skenën perfekte që më pas do të shoqëronte njoftimin zyrtar të klubit. Zbulimi po bën xhiron e botës, megjithëse rinovimi i Martial është i sigurt.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb