Së fundmi, mediat flasin për një interesim të Besiktas për Rey Manaj, edhe pse sulmuesi kuqezi ka rinovuar me Sivasspor.
Besiktas është në kërkim të një lojtari që bën diferencën në sulm dhe profili i lojtarit shqiptar duket ideal, duke marrë parasysh faktin se bëhet fjalë për një sulmues që në sezonin e kaluar ka shënuar 18 gola.
Për këtë çështje ka folur trajneri i Sivasspor, Ömer Erdoğan. “Ne kemi zgjatur kontratën e tij dhe po sillemi sikur ai do të vazhdojë me ne. Nuk kam dëgjuar për një ofertë zyrtare. Po e ndjekim edhe këtë proces” tha Erdogan për sulmuesin e Sivasspor, Manaj.
(J.S/BalkanWeb)