Ende pa kaluar 24 orë nga fundi i sezonit, Skënderbeu ka nisur të mendojë për Europën dhe vitin e ardhshëm. Kampionët e Shqipërisë zyrtarizojnë dy rinovimet e para në prag të ndeshjeve eliminatore të UEFA Champions League. Leonit Abazi dhe Bajram Jashanica kanë hedhur firmën në kontratën e re të propozuar nga presidenti Ardian Takaj. Ata kanë rinovuar bashkëpunimin me kampionët e Shqipërisë edhe për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi Jashanica u bashkua me skuadrën korçare verën e kaluar, ndërsa Abazi është vënë nën urdhrat e trajnerit Mirel Josa rreth dy vjet më parë.

Paraqitjet e tyre në sezonin e fundit e kanë bindur trajnerin kryeqy-tetas të kërkojë rinovimin e kontratave. Ruajtja e grupit aktual është edhe objektivi kryesor i presidencës, që synon gjithashtu të afrojë edhe një numër të kufizuar lojtarësh për të forcuar skuadrën, që këtë sezon ka si objektiv fazën e grupeve të Europa League.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb