“Aridatece la macchina del tempo”. Nuk ka nevojë për shumë shpjegime ky mesazh në faqen në Facebook të Romës. Romanistët, në momentin kur klubi ka zyrtarizuar rinovimin me Edin Xhekon, u kthyen pas katër vite. E duke qenë se kësaj radhe nuk e patën të mundur të shkonin në Fiumiçino si në vitin 2015, me mijëëra tifozë kanë shprehur kënaqësinë e tyre në rrjetet sociale. Janë të paktë ata që kanë shprehur pakënaqësinë për rinovimin me tre vite me një lojtar të datëlindjes 1986, pjesa më e madhe është në qiellin e shtatë.

Rrallëherë Xhekon e kanë dashur kaq shumë në Romë. Ai e ka përjetuar këtë brenda dhe jashtë Trigorias. çdo tifoz që takonte, e priste me fjalë të ëmbla. Romanitët mendojnë si Florenci, Xheko është blerja më e mirë e Romës, ndërsa tifozët i kanë dedikuar hitin veror “Mambo Salentino” Petrakit, që në dy ditë rinovoi me Ynder, Edin dhe Zaniolon. Qëndrimi i Xhekos ka entuziasmuar tifozët aq shumë sa nuk kanë hezituar që t’i kërkojnë klubit për t’i dhënë boshnjakut shiritin e kapitenit, ndërsa të tjerë kanë falënderuar Fonsekën, pasi trajneri e ka dashur në ekip që në ditën e parë.

Kjo ishte e hera e parë pas shumë muajsh të mbushur me polemika për largimet e Totit dhe De Rosit, që klubi është duartrokitur.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: