PRISHTINE- Xhudistja Majlinda Kelemendi e cila arriti të fitojë medaljen e artë në Lojrat Olimpike të Rios 2016-të mbërrin në Kosovë. E pritur me të gjitha nderimet, në konferencën e parë për shtyp, Kelmendi thotë se këtë medalje ia dedikon gjithë Kosovës.

“Shyqyr zotit që më shkoi siç e mendova. Më e vështira ka qënë gara me japonezen që ka qënë kampione botërore. Kur e kam parë në garë, kam thënë një ditë dua të bëhem si kjo, kur e kam pas përballë kisha shumë emocione. Në finale vështirë se më mposht kush, jam shumë e bindur që medalja është e jemja. Krejt kjo sakrtificë është bërë për popullin tem, për të motivuar krejt të rinjtë që janë në Kosovë”.

Ajo më tej ia ka atribuar të gjitha meritat e kësaj arritje trajnerit, Driton Kuka, i cili është përkujdesur edhe për të gjitha shpenzimet deri në momentin kur është bërë kampione. Kelmendi ka premtuar më shumë tituj evropian, botëror, por edhe medajle olimpike në Tokyo.

Për të pritur kampionen olimpike të Kosovës kishte dalë kryeministri, Isa Mustafa, ministra dhe zyrtarë të kabinetit të tij.

Xhudistja pejane ka fituar medaljen e parë të artë në kategorinë 52 kilogram në sportin e xhudos. Kelmendi do të bëjë xhiro me autobus prej aeroportit deri në Prishtinë e më pastaj do të shkojë edhe në vendlindjes e saj në Pejë. Majlinda i solli medaljen e parë të artë Republikës së Kosovës, duke triumfuar në finale kundër italianes, Odette Giuffrida.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: