Rio de Janeiro në Brazil, ka shpallur situatën e emergjencës për shkak të shirave të furishëm që kanë goditur qytetin, duke shkaktuar përmbytje dhe probleme gjatë të dielës së Karnavaleve. Parashikimet për ditët që vijnë nga shërbimi meteorologjik thonë që shirat do të vazhdojnë me erëra dhe stuhi.


Sipas asaj që shkruan portali brazilian G1, në qytet janë regjistruar 28 zona të përmbytura kryesisht në zonën e jugut. Mbrojtja civile ka shpallu situatën e emergjencës në 54 komuna. Rrëshqitjet e dheut kanë shkaktuar shembjen e 3 godinave, me një të plagosur. Edhe spitali i Bonsucesso është përmbytur.


Stuhia ka filluar teksa mijëra persona po parakalonin nëpër rrugët e zonës jugore dhe veriorë të qytetit, me rastin e Karanavaleve të Rios.
Në zonën e lagjes së Ipanemas, personat kanë vazhduar të festojnë edhe me rrugën Avenida Vieira Souto, të përmbytur. Parada për shkak të motit të keq, u mbyll më shpejt seç ishte parashikuar.


(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb