Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të hënën e 4 nëntorit 1935, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me riorganizimin e administratës publike asokohe në mbretërinë shqiptare.
Shqipëri
Kabineti Frashëri (Mehdi) ndërmerr një seri reformash
Na telegrafojnë nga Tirana:
“Kabineti Frashëri, i përbërë nga të rinj, kryesisht nëpunës civilë, apartiakë, do të përqëndrohet në veçanti në paqëtimin e brendshëm.
Kështu për sa i përket administratës, z. Frashëri, ish-presidenti i Këshillit të Shtetit (kujtojmë se ai kryesoi hartimin e Kodit Civil shqiptar), mori një seri masash në lidhje me riorganizimin administrativ të mbretërisë. Tashmë është projektuar një rishikim i plotë i ligjeve për rekrutimin e nëpunësve civilë : kandidatët, burra dhe gra, të të gjitha shtresave sociale, do të mund të marrin pjesë në konkurset për postet shtetërore.
Për më tepër, z. Frashëri ndihmohet në detyrën e tij të vështirë nga ish-ministri shqiptar në Londër, z. Fuat Asllani, i cili mban portofolin e punëve të jashtme. Aktiviteti i ministrisë së re e ka bërë tashmë atë të vlerësohet në qarqet politike shqiptare. Aq më tepër, ai vlerësohet nga rinia shqiptare.”
Burimi Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania