POGRADEC- Dy punonjës të Ujësjellësit Pogradec kanë mbetur të plagosur gjatë një ngjarjeje aksidentale ndërsa punonin për riparimin e një pompe uji.

Sipas të dhënave zyrtare, sot në fshatin Tushemisht, dy punonjës të Ujësjellësit Pogradec, konkretisht shtetasit I.K., rreth 58 vjeç, banues në Pogradec dhe D.K., rreth 38 vjeç, banues në fshatin Memelisht, duke punuar tek pompa e ujit, dyshohet se aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Për pasojë këta shtetas, kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit. Pas ndihmës së marrë në Spitalin e Pogradecit këta të fundit u nisën në Tiranë, për një mjekim më të specializuar ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb