Filmi “Ngadhënjim mbi vdekjen”, tashmë i restauruar në 4K nga Augustus Color, si një projekt i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, është shfaqur në Tiranë me praninë e një pjese të stafit që I dha jetë. Si homazh për kinemanë dhe artistët dhe si dëshmi e artit të një kohe, ai bashkoi dashamirës të kinemasë në një mbrëmje festive.
Imazhi I pangatërrueshëm I Edi Luarasit që vrapon mbi çatitë e gurta të Gjirokastrës shënjon një prej momenteve më ikonike të kinemasë shqiptare. Për vetë Edin, skena te filmi “Ngadhënjim mbi vdekjen” shënon vrapin e saj drejt suksesit, kthimit në një ikonë, një epërsi interpretative dhe plastikë që haset pak në ish Kinostudio dhe përbën njëherësh, metaforën e saj në ekran e skenë: një yll që vrapoi deri sa u kap dhe u dënua”. Nëse në film ajo dënohet nga nazistët, jashtë ekranit ajo u dënua nga shokët komunistë, ata që në film portretizojë anën e duhur të historisë.
Se si kthehen ideologjitë e personazhet, nga ana e duhur e historisë në anën e gabuar, një paralele mes skenarit te filmit dhe jetës së Edi Luarasit, do ta tregonte më qartë. Filmi “Ngadhënjim mbi vdekjen”, tashmë i restauruar në 4K nga Augustus Color, si një projekt i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, mund t’i kushtohet Edi Luarasit edhe si homazh
“Në momentin që mami ndërroi jetë para tre vjetëve dhe e përcollëm në banesën e fundit, përmendëm fjalën ngadhënjim mbi vdekjen. Sepse ajo ishte një grua aq e fortë dhe me një zemër aq të madhe, sa arriti të ngadhënjejë mbi vdekjen e asaj kohe. Dhe jam e gëzuar tra shoh këtë film me këtë ambient dhe me këtë liri”, tha e bija e Edi Luarasit, Lea.
Shfaqja e versionit të restauruar të filmit 58 vite pas xhirimit, bashkon nostalgjinë e stafit për kohën kur u xhirua e për rininë e tyre, por duket se pak vend ka për të folur mbi ideologjitë, ngarkesat politike, që e shoqëruan artin që nga krijimi e deri te ndalimi, që ishte sërish i motivuar politikisht me dënimin e Mihal e Edi Luarasit.
‘Këto filma janë pjesë e historisë së kulturës e artit shqiptar, për mua ka shenuar një ngjarje të rëndësishme te jetës sime se ai film na nderoi’, tha bashkëregjisori Piro Milkani.
Eglantina Kume, aktore e filmit tha: Ju kthye dinjiteti filmit përveçse u restaurua, edhe që ka qenë i dënuar për shumë vite dhe u zhduk nga qarkullimi, dhe ne kemi këtë e kemi vuajtur shumë, gjithë protagonistët e filmit.
‘Sot kam ardhur me fëmijët për ta parë filmin, siç e kam parë unë me babain tim, në moshën e vajzës sime, Amles, 13 vjet pasi filmi ishte ndaluar në atë kohë’, tha Rudi Erebara, djali i regjisorin, Gëzim Erebara.
Përmblethtazi, filmi sjell rastin e dy heroinave që varen në mes të qytetit nga nazistët. Qyteti, ngjarjet e filmit dhe të luftës, do t’i shihte të riinskenuara nga komunistët në forma të tjera e për interesa të tjera, sepse krimet, mbeten krime pavarësisht nëse porositësit janë shqiptarë a të huaj.