Përdorimi i pllakave për të shtruar rrugët është një formë e njohur dhe mjaft e preferuar nga njerëzit që nga antikiteti e deri në ditët e sotme. Por shqetësim i tyre gjatë gjithë kohës ka qenë se procesi i shtrimit të pllakave merr shumë kohë, sidomos nëse terreni nuk është edhe aq i përshtatshëm.

Mirëpo duket se shqetësimit mijëravjeçar duket se i është gjetur zgjidhja në një mënyrë gjeniale. Në dekadën e fundit, inxhinierët kanë zbuluar një mënyrë të re për të përshpejtuar procesin e shtrimit të pllakave.

RoadPrinter, i krijuar nga kompania RPS, ka revolucionuar mënyrën e shtrimit të pllakave në rrugë dhe trotuare, duke bërë të mundur vendosjen e pllakave vertikalisht dhe pastaj shtrimin e tyre gradualisht në rrugë. Kjo mënyrë iu jep mundësi punonjësve të shtrojnë 500 metra rrugë në ditë.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb