“BalkanWeb” ka mundur të sigurojë ekipin e ri të Partisë Demokratike. Lista me të gjitha pozicionet brenda partisë më të madhe opozitare në vend, përmbante shumë emra të rinj dhe risi. Për herë të parë, Partia Demokratike do të përfaqësohet nga dy gra nënkryetare.
Jorida Tabaku, do të jetë nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me jashtë dhe Grida Duma, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me shoqërinë civile. Dy deputetet e zgjedhura të Qarkut të Tiranës, zëvendësojnë në këto pozicione, Edi Palokën dhe Edmond Spahon.
Juristi Alfred Rushaj, i angazhuar si drejtues i fushatës në zgjedhjet që sapo lamë pas, do të jetë nënkryetari i Partisë Demokratike dhe kryetar i Grupit Parlamentar.
Ndërsa deputeti i zgjedhur i Qarkut të Fierit, Enkelejd Alibeaj, do të jetë do të jetë kanditatura e Partisë Demokratike për nënkryetar të Kuvendit dhe nënkryetar të PD.
Edi Paloka, do të propozohet për Kryetar të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Burimet brenda Selisë Blu bëjnë me dije se Edmond Spaho, ish-nënkryetari i PD ka kërkuar të mbajë vetëm detyrën e deputetit. Deputetja e zgjedhur, shkrimtarja e botuesja Flutura Açka është nominuar për një post të rëndësishëm, atë të Kryetares së Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës.
Jemin Gjana, është nominuar si Kryetar i Komisionit Zgjedhor, post të cilin mbulon dhe aktualisht. Jonila Godole, një prurje e re në Partinë Demokratike, do të jetë Sekretare për të Përndjekurit Politikë, fushë në të cilën ka një kontribut të madh prej shumë vitesh. Flamur Hoxha, deputet i zgjedhur në Qarkun e Kukësit, do të jetë Sekretari për Klimën e Biznesit. Oriela Nebiaj, do të jetë Sekretare për Organizatat Partnere.
Gjithashtu, për sekretariatin e Burimeve Njerëzore dhe atë të Marrëdhënieve me publikun, janë nomunuar dy gra, Arta Sakja dhe deputetja e Shkodrës, Greta Bradeli. Ivi Kaso, do të jetë Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, duke u konfirmuar kështu në rolin e tij.
Për herë të parë krijohet Sekretariati i Koordinimit Elektoral si dhe Sekretariati i Organizimit Dixhital. Për këto dy poste janë nominuar Taulant Zeneli dhe Endri Hasa. Dy deputetët e zgjedhur, Luçiano Boçi dhe Ervin Salianji, nuk do të jenë më pjesë e Këshillit Kombëtar.
Sa i përket komisioneve, ato janë ndarë si më poshtë:
Komisioni për Integrimin Europian: Jorida Tabaku
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik: Agron Gjekmarkaj
Komisioni për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë: Albana Vokshi
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut: Oerd Bylykbashi
Komisioni për Ekonominë dhe Financat: Sorina Koti
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin: Helidon Bushati
Komisioni për Sigurinë Kombëtare: Flamur Noka
Komisioni për Politikën e Jashtme: Tomorr Alizoti
Ndryshimet dhe postet e rëndësishme:
Kryetari i Grupit Parlamentar
Ishte Edmond Spaho
Propozohet Alfred Rushaj
Nënkryetar i PD
Ishte Edmond Spaho dhe Edi Paloka
Propozohen Jorida Tabaku, Gruda Duma, Alfred Rushaj dhe Enkelejd Alibeaj
Kryetar i Këshillit Kombëtar
Ishte Bujar Nishani
Propozohet Edi Paloka
Sekretar i Përgjithshëm i PD-së
Rikonfirmohet Gazment Bardhi
Sekretar Organizativ
Ishte Sahit Dollapi
Propozohet Ervin Minarolli
Kryetar i FRPD
Ishte Belind Këlliçi/ Propozohet për Sekretar të Emigrantëve dhe Diasporës
Propozohet Oriela Nebiaj
Sekretar për Çështjet Ligjore
Ishte Çlirim Gjata
Propozohet Ivi Kaso
Sekretar për Çështjet Zgjedhore
Rikonfirmohet Ivi Kaso
(BalkanWeb)