Kohëve të fundit, po flitet gjithnjë e më shumë për digjitalizimin dhe integrimin e teknologjive të reja në të gjitha fushat e biznesit, përfshirë edhe industrinë e financës. Kjo është arsyeja përse industria fintech, është gjithmonë në qendër të vëmendjes kur flitet për inovacion dhe risi që ndryshojnë sjelljen konsumatore. Gjithnjë e më shumë po shikojmë të vihen në jetë konferenca, evente e panaire që bëjnë bashkë aktorët kryesorë të këtij ekosistemi, për të nxjerrë në pah të rejat emocionuese që e presin tregun në të ardhmen.
Për tu ndalur te panairet, në datat 6, 7, 8 dhe 9 Nëntor, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet edicioni i 30-të i Tirana International Fair nga Klik Ekspo Group, ku do të bëhen bashkë, liderët e tregut për të gjitha industritë më të rëndësishme. Në këtë panair ku në fokus do të jenë marrëdhëniet B2B (biznes me biznes), të gjitha kompanitë më të mëdha në vend do të kenë një mundësi të shkëlqyer për të zbuluar më shumë mbi risitë e tregut dhe zgjidhjet inovative që ofrohen në tregun shqiptar.
Në thelb, çdo biznes kërkon të përmirësohet, duke rritur numrin e klientëve e duke shtuar të ardhurat e tij dhe për të gjithë sipërmarrësit që kërkojnë të bëjnë një hap më shumë drejt rrugës së suksesit, format inovative që fintech ofron janë zgjidhja! E rreshtuar mes pionerëve të teknologjisë në tregun shqiptar do të jetë edhe iute, kompani fintech estoneze. Prej vitesh tashmë, iute ka sjellë një qasje të re ndër institucionet financiare, duke ndryshuar rrugëtimin që qytetarët bëjnë për të blerë produkte e shërbime.
Modeli i biznesit “Bli tani, paguaj më vonë”, është një trend botëror, një histori suksesi që vjen nga vendet më të zhvilluara Perëndimore dhe që tashmë është pjesë e tregut shqiptar falë teknologjisë estoneze që iute sjell në Shqipëri. Kjo metodë pagese i mundëson të gjithë qytetarëve të marrin produktet që dëshirojnë duke paguar më vonë, me këste. Në këtë mënyrë, çdo biznes mund t’i ofrojë klientëve të tij një opsion më shumë pagese, duke i ndihmuar ata të kryejnë blerje që në kushte të tjera, nuk do t’i bënin dot.
Një qytetar ka nevojë të blejë një frigorifer të ri por nuk ka në gjendje mjaftueshëm para? Me iute, klienti mund të paguajë nëpërmjet metodës Smart 0%, duke marrë menjëherë frigoriferin e ri në shtëpi, e duke paguar me katër këste të barabarta, me 0% interes.
Po nëse një qytetar tjetër dëshiron të ketë telefonin më të ri në treg por nuk është i sigurt për vlerën që do të shpenzojë? Atëherë ai mund të paguajë me metodën Flexi, ku falë opsionit të pagesës që biznesi i ofron nëpërmjet bashkëpunimit me iute, klienti do të ketë mundësinë të zgjedhë planin e tij të kësteve, sipas nevojave specifike. Lehtësitë që inovacioni sjell janë të pafundme dhe janë të gjitha pjesë e aplikacionit Myiute, aty ku çdo person mund të zbulojë më shumë mbi ofertat më të fundit në treg.
Kjo vlen edhe për industrinë e tregtisë online ose siç njihet ndryshe, e-commerce. iute është institucioni i vetëm financiar në Shqipëri që arrin të integrojë metodat e saj të pagesës me faqet web të biznesve, falë platformave digjitale. Në këtë mënyrë, të gjithë ata që dëshirojnë të kryejnë blerje të reja nga rehatia e divanit, mund të mbarojnë punë shpejt, lehtë dhe sigurt.
Në këtë mënyrë, iute po vendos një standard të ri për mënyrën se si bizneset mund të qasen drejt konsumatorëve, duke përmbushur nevojat e tyre – kjo është arsyeja përse iute numëron më shumë se 2000 partnerë, që po rrisin shitjet e tyre nëpërmjet pagesave me këste. Po ti, a je gati për ta dërguar biznesin tënd në një tjetër nivel?