TIRANE- Partia Demokratike duke reaguar pas kthimit në punë të shefit të Interpolit akuzon kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm si autorë të fshehjes së kërkesës së Brukselit për arrestimin e Mark Frrokut. Në një deklaratë për media, deputeti Arben Ristani akuzoi Ramen dhe Tahirit se po tentojnë të mbyllin zyrtarisht një prej skandaleve më të mëdha të qeverisjes së tyre, siç ishte fshehja e kërkesës së intepol Brukselit për deputetin Mark Frroku.

“Rikthimi në punë i shefit të Interpolit, i cili u nis të bëhej kurban për të marrë përgjegjësinë me vete, dëshmon se Kërkesa e Interpolit, nuk është fshehur nga ai, por është fshehur nga Ministri i Brendshëm. Sotme rikthimin në punë, në të njëjtën detyrë të personit të planifikuar për të luajtur rrolin e rrufe­pritses, del qartë se kërkesa e Interpol Brukselit u fsheh me urdhër të Edi Ramës dhe Saimir Tahirit, pasi Mark Frroku, deputeti i tyre, kishte në dorë dëshminë kryesore për mbylljen e hetimit ndaj Ilir Metës, i cili u akuzua nga radhët e mazhorancës për porositjen e vrasjes së dy deputetëve”,­ tha ai.

Sipas tij, kërkesa u fsheh me urdhrin e Ramës, i cili është arkitekti i inkriminimit, njeriu që solli në parlament deputetë me të shkuar kriminale si Mark Frroku.

“Skema mafioze u ekzekutua nga Saimir Tahiri, tashmë i njohur si Ministër i lidhur me bandat, i njohur si kumbari i drogës dhe aferave kriminale në vend. Kush do të mbajë përgjegjësi tani për këtë skandal?
Pushteti po bën të gjitha përpjekjet që faji të mbetet pa përgjegjës, si çdo aferë tjetër kriminale e këtij regjimi. Partia Demokratike i kërkon prokurorisë të çojë deri në fund këtë hetim, dhe të nxjerrë përgjegjësit para ligjit”­, tha Ristani.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: