TIRANË- Reforma në drejtësi është konsideruar si një tren, si nga ana e kryeministrit Edi Rama ashtu edhe nga PD. E pikërisht pas deklaratave të kryeministrit, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, i cili thotë se Rama u detyrua të ndërrojë tren, pasi sipas tij ai donte drejtësi kolumbiane.

“Pas takimit me Metën, pseudoreformatori Rama, u shpreh se “opozita u përpoq të ndalte trenin e reformës në drejtësi, por i hipi vetë atij treni”. Në fakt sado që ulërin boria e makinës shtetërore shkatarraqe të Ramës dhe Metës, nuk e fsheh dot të vërtetën.

Rama u detyrua të ndërrojë tren. Venecia e hipi dhe Ramën në trenin e opozitës për drejtësi europiane dhe jo drejtësi kolumbiane, siç donte ai. Tani opozita do udhëheqë reformën për ta çuar trenin në destinacion”, ka deklaruar Ristani.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: