BRITANI E MADHE

Rita Ora nuk e harron vendlindjen e saj. Gazeta britanike Daily Mail raporton se këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare u ka blerë prindërve të saj një shtëpi në Kosovë që ka kushtuar 1.5 milion euro.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kështu Rita bën atë që duhet të bëjë çdo shqiptar i pasur, duke investuar në vendlindjen e vet. Sipas mediave britanike, banesa ndodhet në një zone rezidenciale luksoze në Prishtinë dhe foton e banesës e ka postuar në Instagram mamaja e këngëtares, Vera Ora e cila shprehet se ndonëse jetojnë në Londër, është me rëndësi për familjen dhe brezat e ardhshëm që të vizitojnë vendlindjen.


Kjo nuk është banesa e parë që Rita u dhuron prindërve pasi pak kohë më parë ajo u shpreh se u kishte dhënë atyre banesën e saj në Londër duke thënë se ajo gjithmonë është në turne. Rita së fundmi është pjesë e filmit Pikachu që pritet të publikohet së shpejti në kinematë botërore.


(BalkanWeb)