Revista e njohur britanike “Heat” ka publikuar listën e personazheve të famshëm më të pasur nën moshën 30 vjeçare në Britaninë e madhe. Në krye të kësaj liste qëndron Ed Sheeran, i cili është cilësuar si i famshmi më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar nën moshën 30 vjeç, me një pasuri të vlerësuar prej 170 milionë funtesh.

Në vend të dytë renditet Daniel Radcliffe, me një pasuri prej 90 milion funtesh, ndërsa Harry Styles, 25 vjeç, është i treti me afër 64 milion funte. Pjesë e listës janë edhe dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa.

Rita Ora është renditur e 13-ta me një pasuri prej 17.8 milion funtash, ndërsa Dua Lipa zë vendin e 15 me 11.8 milionë funte. Kujtojmë se vitin e kaluar këtë listë e kryesonte Adele, por tani ajo është 31 vjeçe dhe froni nuk i përket më asaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb