Sipërmarrësi britanik dhe ylli i Youtube, Jamal Edwards ka vdekur në moshën 31 vjeçare.

Ai ishte themeluesi i SBTV, një platformë muzikore urbane në internet e cila ndihmoi në nisjen e karrierës së artistëve si Dave, Ed Sheeran dhe Skepta.

Për vdekjen e parakohshme të Jamal kanë reaguar edhe artistet shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora dhe Dua Lipa.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Zemërthyer të dëgjoi këtë lajm. Prehu në paqe Jamal, mendimet e mia janë me gjithë miqtë dhe familjen e tij dhe shumë njerëzve të tjerë te prekur ka kjo humbje e parakohshme. Shkove shumë herët”, ka shkruar Dua.

Edhe Rita kujtoi këngën e parë të saj dhe mbështetjen e pakusht të Jamal ndaj saj.

“Kënga ime e parë u lansua dhe ti ishe aty përkrah meje. Kjo është në lansimin e albumit tim “Phoenix” në 2018. Mbështetja që ti ke treguar për të gjithë artistet është e pabesueshme. Të dua Jam”, shkroi Rita.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb